Sherbimet

Termokos është furnizues lokal për ngrohje qendrore në Prishtinë. Sezona ngrohëse zakonisht fillon me 15 tetor dhe mbaron me 15 prill të vitit tjetër.

Termokos është përgjegjës për operimin dhe mirëmbajtjen e kaldajave dhe rrjetit primar deri te këmbyesi i nxehtësisë në nënstacione. Termokos është i obliguar të distribuojë ujin e ngrohtë me parametra të mjaftueshëm deri te këmbyesi i nxehtësisë në nënstacione.

Kësisoj, Termokosi është përgjegjës për pjesën primare, ndërsa pjesa sekondare (pompat qarkulluese, vertikalet në ndërtesa dhe radiatorët në apartamente etj.) është përgjegjësi e konsumatorëve, e cila nuk është e definuar në bazë të ligjit të ngrohjes.

Riparon dhe mirëmban rrjetin primar, gjithashtu kryen faturimin dhe inkasimin e faturave të ngrohjes në çdo banesë.

Termokosi, deri më tani ofron vetëm shërbimin e ngrohjes së hapësirës, uji sanitar nuk ofrohet nga sistemi i NQ. Instalimet e ndërtesave nga ana e konsumatorit deri më tani nuk janë të përgatitura për të lejuar shërbimet e ujit sanitar. Më së shumti përdoren ngrohësit elektrik individual për këtë qëllim.

Shërbimi dhe organizimi i kompanisë

N.P. Termokos SH.A. ofron shërbimet e ngrohjes  dhe është e organizuar në këto rajone të Prishtinës:

1. Qendra

2. Ulpiana (përfshinë edhe njësinë e QKUK-ës)

3. Dardania (përfshinë edhe Lagjen “Kalabria”)

4. Kodra e diellit

5. Fushe Kosova ( aktualisht jashtë funksionimit)

Ofrimi i shërbimeve në rrjetin sekondar dhe punë me palë të treta

– Intervenimi në të gjitha pajisjet e rrjetit sekondar
– Ofrimin e shërbimeve në pastrimin kimik të kaldajave, këmbyesve të nxehtësisë
– Ofrimin e shërbimeve të remontit për pajisjet e ngrohjes (kaldaja, pompa, ventilator, flakërues)