Profili i kompanisë

PROFILI I “TERMOKOSIT”

“Termokosi” është themeluar në vitin1970, si kompani e ngrohjes qendrore. Më 1974 kompania “Termokos” Prishtinë iu bashkua Ndërrmarjes Banesore në Prishtinë.

Më vonë është themeluar Agjensioni Kosovar i Mirëbesimit (AKM), në kuadër të cilit ka vepruar Departamenti për mbikëqyrjen e ndërrmarrjeve Publike, në mesin e të cilave bënte pjesë edhe “Termokosi”.

Nga viti 2006 është korporatizuar dhe nga atëherë vepron si kompani publike N.P. “Termokos” SH.A.

Nga qershori i vitit 2008 funksionon nën mbikëqyrjen e Komunës së Prishtinës.

“Termokosi” është furnizues lokal për ngrohje qendrore (NQ) në Prishtinë. Sezona ngrohëse zakonisht fillon me 15 tetor dhe mbaron me 15 Prill të vitit vijues.

“Termokosi” është përgjegjës për pjesën primare, ndërsa pjesa sekondare (pompat qarkulluese, vertikalet në ndërtesa dhe radiatorët në apartamente etj) është përgjegjësi e konsumatorëve, e cila nuk është e definuar në bazë të Ligjit të ngrohjes.

Riparon dhe mirëmban rrjetin primar, gjithashtu kryen faturimin dhe inkasimin e faturave të ngrohjes në çdo banesë

Viti i themelimit dhe fillimi i ndërtimit të sistemit të NQ 1970

Kapaciteti furnizues i instaluar: dy kaldaja me mazut të kapacitetit 58 MW secila116 MW

Dy kaldaja me naftë te Ngrohtorja e spitalit (tepricë e sistemit të NQ për furnizim emergjent) 7 MW secila14 MW

Rrjeta primare- trase 70 km

Numri i nënstacioneve  325

Viti i themelimit të  Ngrohtores në Fushë Kosovë 1982

Kapaciteti furnizues i instaluar: dy kaldaja me mazut të kapacitetit 2 X 0.814 MW

Temperatura e projektuar për sistemin banesor të ngrohjes  -18°C / + 20 °C T

Tarifat për konsumatorët banesor 0,84 €/ m² + TVSH (faturimi gjashtë muaj në vit)

Tarifat për konsumatorët e biznesit dhe institucioneve 1.00 €/m² + TVSH (faturimi gjashtë muaj në vit)