Historiku

Ky eshte historiku i Termokosit vit pas viti

  • 1970

    Themelimi

    Termokos është themeluar në vitin 1970, si kompani e ngrohjes qendrore.

  • 1974

    Më 1974 Termokos iu bashkua Ndërrmarjes Publike Banesore në Prishtinë.

  • 1978

    Më 1978 ajo u nda nga Ndërrmarrja (BVI) banesore dhe ka filluar operimin si kompani e pavarur e ngrohjes, por nën mbikëqyrjen e Komunës së Prishtinës.

  • 2001

    Para Nëntorit 2001, Departamenti i Shërbimeve Publike të UNMIK-ut ka qenë i ngarkuar me mbikëqyrjen e Termokosit.

  • Më vonë është themeluar Agjensioni Kosovar i Mirëbesimit (AKM) brenda autorizimeve të rezervuara të UNMIKU-ut, në kuadër të cilit ka vepruar Departamenti për mbikëqyrjen e ndërrmarjeve publike, në mesin e të cilave bënte pjesë edhe Termokosi. Përveç detyrave tjera, AKM ka pasur mbikëqyrjen komplete mbi veprimtarinë e Termokosit duke përfshirë edhe procedurat e prokurimit për furnizimin e lëndës djegëse si dhe donacionet.

  • 2006

    Nga viti 2006 është korporatizuar dhe nga atëherë vepron si kompani publike në N.P. Termokos Sh.A.

  • 2008

    Nga qershori i vitit 2008 është nën mbikëqyrjen e Komunës së Prishtinës.