Informata rreth projektit te Kogjenerimit

Sistemi i ngrohjes qendrore në Prishtinë është instaluar gjatë viteve të 70-ta.

Furnizon me ngrohje rreth 13.500 konsumatorë (rreth 12.400 amvisëri dhe rreth 1.100 subjekte afariste-institucione publike).

Sipërfaqja ngrohëse rreth 1,250,000.00 m².

 

Kapacitetet aktuale teknike të Termokosit

Kapacitetet e prodhimit të ngrohjes nëpërmes mazutit deri në vitin 2014 kanë qenë  116 MW.

Rrjeti primar i tubacionit prej 77 km dhe 3500 m3 të kapacitetit të ujit, i instaluar në vitet e 70-ta në pjesën e urbanizuar të Prishtinës.

385 Nënstacione (200 banesore, 185 afariste apo institucione) me këmbyes të nxehtësisë pjesërisht të vjetër, që ofrojnë cilësi të dobët të ngrohjes dhe shpenzim të lartë të energjisë elektrike.

  • Që nga sezoni ngrohës 2014/2015 në saje të realizimit të Projektit të kogjenerimit NP “Termokos” SH.A shfrytëzon avullin e Termocentralit Kosova B për prodhimin e energjisë ngrohëse.

Lidhja me dy blloqet e TC Kosova B ka mundësuar ngritjen e kapaciteteve  teknike deri në 140 MW.

 

Dobësitë e sistemit të mëhershëm të ngrohjes qendrore në Termokos

Sistemi i ngrohjes qendrore, që në të kaluarën ka operuar me mazut,ka pasur mangësi të shumëta si:

  • Çmimi i lartë i mazutit ka ngritur dukshëm koston e prodhimit të ngrohjes
  • Kjo ka pamundësuar që “Termokosi” të ofrojë ngrohje gjatë tërë sezonit
  • Operimi me mazut ka shkaktuar emetim të lartë të gazrave CO2
  • Si rrjedhojë inkasimi i të hyrave ishte i dobët, që për pasojë kishte borxhe të mëdha të konsumatorëve ndaj “Termokos”-it
  • Po ashtu, 60% e tubacioneve të rrjetit primar të ngrohjes është vjetruar dhe dobësuar

Humbjet ditore të ujit ishin 15-18% e sasisë totale të ujit, që futej në sistem.

Projekti i Koogjenerimit

 

Informata themelore për projektin

 

Për këtë projekt janë siguruar mbi 37 milion euro

 

  • 13,825,000.00 nga Komisioni Evropian
  • 15 milion euro nga Qeveria Gjermane, përmes Bankës Gjermane për Zhvillim (10 milion prej të cilave janë grant, ndërsa 5 milion janë kredi)
  • Mbi 1.8 milion euro nga Qeveria Suedeze
  • Rreth 1.5 milion euro nga Qeveria e Luksemburgut
  • 8 milion nga Komuna e Prishtinës
  • 2 milion nga Qeveria e Kosovës

 

Projekti i kogjenerimit ka mundësuar rehabilitimin e sistemit të ngrohjes qendrore të  Prishtinës, ka siguruar ngrohje të qëndrueshme për gjithë konsumatorët, efikasitet të lartë si dhe ambient më të pastër. 

Për të siguruar ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore për gjithë konsumatorët me një kosto më të ulët dhe një ambient më të pastër, sistemi i ngrohjes qendrore të Prishtinës është lidhur përmes një tubacioni prej 11 km, me këmbyes nxehtësie dhe nxjerrje të avullit me Termocentralin Kosova B.

Përparësitë e Projektit të Koogjenerimit

  • Sigurimi i ngrohjes së mjaftueshme dhe cilësore përgjatë gjithë sezonit ngrohës.
  • Reduktimi i kostos operative të prodhimit të ngrohjes
  • Zëvendësimi i mazutit me avullin e nxjerrë nga Termocentrali Kosova B
  • Përmirësimi i cilësisë së ajrit për banorët e Prishtinës duke e reduktuar CO2 dhe gazrat e tjera të dëmshme
  • Zvogëlimi i kërkesës për përdorim të energjisë elektrike për ngrohje, duke reduktuar kështu edhe shpenzimin e energjisë elektrike. 

Pikat kyqe të investimit në Projektin e Koogjenerimit

Nxjerrja e avullit nga TC Kosova B dhe kyçja me sistemin e ngrohjes qendrore në Prishtinë.

Tubacioni transmetues i ngrohjes nga termocentrali  Kosova B deri në “Termokos”

Zëvendësimi i gypave të vjetër me gypa të rinj të paraizoluar në gjatësi 11.500 m në rrjetin primar në qytet.

  • Rehabilitimi komplet i 50 nënstacioneve të sistemit të ngrohjes.

Instalimi i monitorimit nga distanca dhe sistemit të kontrollit (SCADA).

Riparimi i pompave qarkulluese dhe sistemit të kontrollit të frekuencës.

Ndërtimi i dy nënstacioneve termike: nënstacionit për nxjerrjen e nxehtësisë në KEK dhe nënstacionit për pranimin e nxehtësisë në “Termokos”.